SPORT

Partizani prezanton Jusufin, bën gati kontratën për Hysenin

08:49 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alesio Hyseni, i larguar nga radhët e Flamurtarit, ishte shumë pranë Luftëtarit, ku do të gjente ish-trajnerin e tij, Gentian Mezanin, me te cilin ka punuar edhe në Vlorë. Por gjërat kanë ndryshuar dhe Hyseni do të luajë për Partizanin në vazhdim. Mesfushori vlonjat ka gjetur akordin me të kuqtë dhe do të vijojë me ta karrierën. Partizani duket se po u beson më shumë lojtarëve me perspektivë.




Pasi dje ka firmosur dhe është prezantuar Fatjon Jusufi. Mesfushori ka luajtur për 6 sezone radhazi me ekipin e Renovës në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe do të jetë një “armë” shtesë për të ndihmuar ekipin kryeqytetas që të arrijë të fitojë titullin kampion sivjet. Tashmë vetë klubi i Partizanit e ka bërë zyrtare këtë kalim të tij me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Demat e Kuq” i kanë uruar mirëseardhjen e ngrohtë ku kanë thënë: “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Fatjon Jusufin. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit me të kuqtë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.