SPORT

Rrëfehet Buffon: Kur u përballa me të mendova se kishte ardhur koha të tërhiqesha

20:17 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gianluigi Buffon pranon se kur Federico Chiesa, i biri i ish-shokut të ekipit Enrico, debutoi ndaj tij në Serie A, mendoi se kishte ardhur koha të dilte në pension. Federico ka lindur në tetor të vitit 1997, në një kohë kur Enrico ishte shok ekipi me Buffon te Parma.




Ai debutoi me Fiorentinën në Serie A ndaj Juventus në gushtin e vitit 2016, në moshën 18-vjeçare.

“Herën e parë që u përballa me Chsisan, u çorientova. Ishte hera e parë që luaja ndaj djalit të një ish-shoku ekipi dhe mendova se kishte ardhur koha të tërhiqesha nga futbolli,” shprehet 41-vjeçari për Eurosport.

“Gjithsesi, tan jam ndeshur ndaj disa prej tyre dhe e konsiderojë si një dhuratë nga Zoti, diçka për të cilën duhet të jem i lumtur.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.