SPORT

Rroca e Shkurtaj! Kukësi nis presionin ndaj Partizanit

09:49 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy lëvizje të rëndësishme pa nisur ende zyrtarisht merkato. Kukësi përveçse zyrtarizoi Eduart Rrocën për të cilin kish kohë që ish konfirmuar kalimi tek blutë, rrëmbeu edhe një tjetër element të shumëkërkuar në merkato Vasil Shkurtajn. Dy futbollistë që i kanë shtuar tej mase potencialin nënkampionëve të Shqipërisë jo vetëm në garën për titull, por edhe për një rrugëtim të gjatë në kompeticionet europiane ku pjesëmarrja në grupet e Europa Leagues mbetet ëndrra e presidentit Gjici. Pikërisht ky i fundit në prezantimin e dy lojtarëve në fjalë dha një sinjal të qartë për trajnerin Armando Cungu.




Tekniku shkodran në vështirësi e sipër gjeti formulën 3-4-3, e cila deri më tani ka funksionuar në mënyrë të përkryer aq sa blutë në 5 javë i rikuperuan 12 pikë Skënderbeut dhe 6 pikë Partizanit, atëherë si do të gjendet një rrugë për t’i aktivizuar afrimet e fundit pa prekur modulin, në fakt, duket e vështirë. Rroca mund të pozicionohet në mesfushë duke mbuluar rolin që mbahej nga Donjet Shkodra, çështja është a mund të bashkëjetojnë Shkurtaj dhe Reginaldo, nëse nuk ndryshon skema atëherë ndoshta mozambikasi do të spostohej në të djathtë të sulmit me Shkurtajn në qendër, në të kundërt nën skemën 3-5-2 të dy futbollistët do të qëndronin më pranë njëri-tjetrit duke formuar një repart sulmues të paktën në letër ndër më të mirët në Superiore.

Ndoshta një problem që i kushtoi shumë pikë Kukësit në startin e sezonit mund të rishfaqet sërish fjala është për përshtatjen e lojtarëve të rinj, gjithsesi është e qartë që ky Kukës i për momentin i ka të gjitha letrat në rregull për t’u shpallur kampion. Ndërkohë verilindorët kanë mbërritur në Antalia ditën e djeshme, ku do të kryejnë fazën përgatitore për të qenë gati më 20 janar, ditë kur do të nisë edhe pjesa e dytë e sezonit. Kukësi e rifillon kampionatin me 3 pikë më pak sesa Partizani kryesues, por me ardhjen e Rrocës dhe Shkurtajt, pozitat e nënkampionëve janë fuqizuar shumë. Gjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia, drejtuesit verilindorë kanë mundur të organizojnë edhe dy takime miqësore, të parën më datë 9 janar kundër turqve të Istambul Bashaksehirit dhe të dytën më 11 janar kundër rusëve të Rostovit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.