SPORT

Zyrtare, Teuta prezanton Erlis Frashërin

09:40 - 05.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi ishte bërë i ditur ditë më parë, por tani është bërë zyrtar nga klubi durrsak, që me një postim në faqen e vet në ‘Facebook’, ka njoftuar marrëveshjen me Erlis Frashërin. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili në pjesën e parë të sezonit luajti me Kamzën, kthehet te Teuta, ku është aktivizuar më parë për dy sezone. Trajneri Shkëmbi sistemon kështu krahun e djathtë, pas largimit të maqedonasit Gjeorgjevski.




Korçari është bashkuar me ekipin e ri në stërvitje. “Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Erlis Frashërin, mbrojtësin 30-vjeçar. Më parë, Frashëri ka luajtur me ekipin e Kamzës, ndërsa tek Teuta vjen për herë të dytë pasi ka qenë pjesë e kësaj skuadre për dy sezone 2010-2012”,- lexohet në njoftimin e klubit durrsak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.