SPORT

Ide të reja për ekipin, Guardiola përdor… dronin

10:56 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pep Guardiola është nga ata trajnerë që kërkojnë të marrin maksimumin nga çdo futbollist. Ai kujdeset edhe për detajet më të vogla në stërvitje.




Sipas asaj që raporton “The Sun”, trajner i Mançester Sitit ka urdhëruar stafin e tij që të marrin leksione se si të piltojnë një dron. Ai kërkon të ndjek lëvizjet e futbollistëve nga lart për të evidentuar gabimet.

“Guardiola ka shumë kujdes për detajet dhe kërkon mënyra të reja për tu përmirësuar. Ai dhe stafi kërkonin që të transmetonin disa ide të reja te futbollistët, por nuk dinin se si. Dikush në klub përmendi dronët dhe solli atë që kishte në shtëpi. Nga ai moment e kuptuam se ishte i nevojshëm” -, u shpreh një burim brenda klubit të Sitit.

Aktualisht ekipi i drejtuar nga spanjolli gjendet në vendin e dytë të renditjes me 50 pikë, 4 më pak se Liverpuli kryesues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.