SPORT

Igli Tare mund të jetë “shpëtimi”, Hysaj larg Napolit

09:46 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithmonë e më larg Napolit duket Elseid Hysaj. Futbollisti i kombëtares shqiptare nuk po luan mjaftueshëm me mbërritjen e Ançelotit dhe kërkon një skuadër ku të aktivizohet. Sipas asaj që raporton “Il Messaggiero” është Igli Tare “shpëtimi” i mbrojtësit të djathtë.




Drejtori i Lacios po mendon që ta sjellë në kryeqytet bashkëkombësin e tij. Ai e ka ndjekur ecurinë e Hysajt që në fillimet e karrierës te Empoli. Inzagi do të donte një mbrojtës të sigurt në prapavijë, ku e ka të vështirë ta ruajë portën të paprekur. Operacioni mund të shkojë 20 milionë euro, që është një shifër shumë e lartë për Lacion, megjithatë Tare mund të gjejë një marrëveshje tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.