SPORT

Lojëtari i Barcelonës gati të transferohet te Lazio

16:23 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas akordit me Romën, të cilin e tradhëtoi në momentet e fundit, francezi Malcom është gati të niset sërish drejt kryeqytetit italian, por këtë herë për të firmosur me Lazion.




Klubi bardhekaltër ka kërkuar nga Barcelona shërbimet e 22 vjeçarit në formulën e huazimit, diçka që pritet të shqyrtohet nga drejtuesit blaugrana në ditët e ardhshme.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan spanjollja “Sport”, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito janë gati të përmbushin të gjitha kërkesat e klubit spanjoll për të sjellë në Romë, Malcom.

Aktualisht, francezi po vuan nga një dëmtim në kyçin e këmbës, por interesi për të nuk venitet, pasi për të ka shfaqur interes edhe Liverpool.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.