SPORT

Po shkëlqen në Itali, lojtari i Kombëtares në 11-shen më të mirë

15:13 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ledjan Memushaj duket se arrin të shpreh mjaft mirë veten e tij kur ai është pjesë e Serisë B në Itali, por sidomos kur mban veshur fanellën e Peskarës.




I njohur ndryshe edhe si “njeriu-asist”, mesfushori i Kombëtares Shqiptare është një nga më të mirët e kategorisë së dytë në kampionatin e vendit fqinj.

E konfirmuar nga rrjeti që transmeton Serinë B, më saktë nga vetë eksperti i “DANZ”, Stefan Shvok, vlonjati është pjesë e 11-shes më të mirë të pjesës së parë të këtij sezoni.

Ish-lojtari i Torinos e Napolit e ka renditur shqiptarin në treshen e qendrës së ekipit më të mirë deri më tani.

Memushaj është pjesë edhe me 3 shokë të tjerë dhe së bashku po bëjnë mjaft mirë, duke qenë një ndër kandidatët për tu ngjitur në Seria A vitin tjetër futbollistik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.