SPORT

U shkarkua nga United, Mourinho refuzon Benfikën

20:05 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jose Mourinho hedh poshtë ofertën e Benfikës.




Është ky lajmi që po qarkullon në mediat portugeze, me “Record” që pohon se mes Special One dhe drejtuesve të Shqiponjave të Lisbonës nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Në muajin dhjetor, Mourinho u shkarkua nga pankina e Manchester United për shkak të rezultateve të dobëta dhe Benfika shpresonte te një marrëveshje me ish-teknikun e Realit e Interit.

Megjithatë duket se projekti Benfika nuk e ka bindur Mourinhon, i cili pret oferta të tjera drejt tij. Nga ana tjetër, Benfica tani pritet të nis tratativat me ish-trajnerin e Vitoria Guimaraes, Luis Castro, i cili ka qenë në radarin e Reading para se këto të fundit të emëronin Jose Gomes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.