SPORT

Arjen Roben, Interi kërkon një tjetër “gjysh”

12:19 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interi duket se ka marrë një drejtim tjetër që nga momenti kur në klub është emëruar si administrator Bepe Marota. Ish-drejtuesi i Juventusit po ndjek me interes situatën e futbollistëve me eksperiencë, me të cilët beson se mund të përforcojë radhët e klubit në sezonin e ardhshëm për t’u munduar të ngushtojë distancën me bardhezinjtë.




Pasi përflitet prej ditësh se zikaltërit kanë një akord parimor me Diego Godin, në radhët e tyre mund të vijë po përsëri në verë një tjetër emër i njohur me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare, një lojtar të cilin Interi e kërkonte prej një dekade, Arjen Roben. Sipas mediave italiane, përfaqësuesit e lojtarit 35-vjeçar, ua kanë ofruar futbollistin holandez zikaltërve, duke i bërë të qartë se do të ishte një destinacion i preferuar në verë, kur atij t’i përfundojë kontrata me Bajern Mynih. Interi ka mbajtur “shënimet” e rastit, pasi pavarësisht moshës së holandezit, klasi i tij është i padiskutueshëm dhe mbretet një lojtar, i cili mund të bëjë diferencën në Itali apo në arenën ndërkombëtare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.