SPORT

Beshiktashi dëshiron Berat Gjimshitin

12:15 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berat Gjimshiti ka tërhequr interesin e një prej klubeve më të mëdha turke, Beshiktashit, i cili kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit pasi nga ai janë “arratisur” me kuptimin e plotë të fjalës disa prej futbollistëve kryesorë. Kriza ekonomike që ka mbërthyer klubin turk ka sjellë mospagesën e detyrimeve ndaj futbollistëve e për këtë arsye, emra si Pepe e Roko i kanë dhënë lamtumirën klubit gjatë javëve të fundit, me shumë lojtarë të tjerë të njohur që pritet të marrin të njëjtën rrugë.




Ndaj drejtuesit e klubit kanë filluar kërkimin për alternativa me kosto më të ulët, për të përballuar situatën në vijim. Në një vizitë në Milano për të diskutuar transferimin e futbollistëve me menaxherin serb Milosh Malenoviç, ky i fundit u ka propozuar drejtuesve të Beshiktash Gjimshitin, i cili ka eksperiencë ndërkombëtare dhe ka treguar me fanellën e Atalantës e Shqipërisë se mund të luajë në nivelet më të larta. Sipas informacioneve të “Fotospor”, menaxheri i ka premtuar se do të zgjidhë ai problemet që mund të lindin me Atalantën nëse do të bllokojnë transferimin e mbrojtësit, me detajet e mëtejshme që do të diskutohen në ditët në vijim nëse Gjimshiti do të pranojë ofertën për të shkuar në Turqi dhe braktisur Serinë A.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.