SPORT

Bregu: Më kënaq vetëm titulli kampion

10:10 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Lojtari më i mirë i Skënderbeut në pjesën e parë të sezonit dhe golashënuesi më i mirë i kampionëve në fuqi. 5 muajt e Dejvi Bregut me fanellën e bardhekuqe nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm se kanë konfirmuar talentin që zotëron 23-vjeçari. Në fakt, të qenit vlonjat është diçka e veçantë edhe për faktin se e kanë në karakter të vlerësojnë tej mase aspektin personal, megjithatë në rastin e Bregut është krejt e kundërta, grupi ka shumë më shumë rëndësi. “Do ta gjykoja mire këtë periudhë në aspektin personal, edhe pse kam kërkuar gjithmonë më shumë nga vetja. Rëndësi ka kolektivi. Me erdhi keq që e mbyllëm vitin në këtë mënyrë, edhe pse e nisëm mirë. Besoj se do të rikthehemi shpejt aty ku na takon.”




Kostumi i liderit duket se i shkon përshtat, por vlonjati nuk pranon ta veshë, duke ia atribuuar këtë rol futbollistëve me më shumë përvojë. “Nuk është se po kërkoj të jem lider, sepse ky rol u shkon më shumë lojtarëve me eksperiencë si Radas, Vangjeli apo Muzaka. Ne të tjerët vijmë nga pas. Këta janë shembujt që duhet të ndjekim për të qenë të suksesshëm”.

Përforcimet janë gjithnjë të mirëpritura dhe nga kjo linjë nuk del as sulmuesi i Skënderbeut. “Përforcimet i kërkojnë klubi dhe trajneri, nuk jam unë ai që mund të jap mendim se ku dhe si duhet të përforcohemi. Sigurisht që përforcimet gjithmonë janë të nevojshme në një skuadër”.
Diferenca prej 7 pikësh me Partizanin kryesues e ka ndërlikuar garën e Skënderbeut, megjithatë synimi i 23-vjeçarit nuk ka ndryshuar aspak. “Nuk jam i kënaqur me pjesëmarrjen në Europë, unë kërkoj titullin dhe besoj se i gjithë klubi dëshiron ta fitojë trofeun e kampionit”.
Skënderbeu është skuadra e tretë në karrierën e Dejvi Bregut. Ka fituar vetëm një Kupë me Flamurtarin, për më shumë jo si protagonist. Është pak për një prej futbollistëve më cilësorë në Kategorinë Superiore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.