SPORT

De Biazi: Refuzova Palermon se isha në një shpellë…

09:10 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhani de Biasi ka folur për një intervistë në mediat italiane ku ka treguar refuzimet që ai ka bërë dhe ofertat që ka “hedhur poshtë” pasi i kanë kërkuar që të marri rolin e numrit një të pankinës. Për ish-teknikun e Kombëtares Shqiptare, i cili është quajtur edhe hero, sepse arriti që të çonte për herë të parë Shqipërinë në finalet e një kompeticioni madhor, siç ishte “Euro 2016” në Francë, interesohen më shumë ekipe që synojnë mbijetesën. Ndër to është edhe ekipi i Palermos, ku vetë tekniku italian ka qenë futbollist për 3 vite në karrierën e tij.




Ai është kontaktuar nga Mauricio Zamparini që i kërkonte për të marrë drejtimin e ekipit të Palermos, jo një herë, por plot tri herë. Për “Corriere dello Sport”, tekniku italian ka thënë: “Më tha se do të ishte sjellje e edukuar nëse do të përgjigjesha menjëherë, por isha për drekë në një shpellë. Nuk e telefonova menjëherë pasi më është dashur një natë që ta mendoja. Mëngjesin e nesërm, i komunikova që nuk ma ndjente. Mbeteshin edhe 4 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk mund ta ndihmoja, përndryshe do të shkoja me vrap atje”,- rrëfen De Biasi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.