Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka bërë të pamundurën vetëm për të marrë një rekord në Twitter, postimin me më shumë shpërndarje dhe pëlqime.
Ai bëri një postim me 5 janar në rrjetin social ku tregonte se kompania e tij e veshjeve “Zozotown” kishte arritur një rekord shitjesh dhe do ta festonte duke bërë disa dhurata për ndjekësit.
Kështu që shkruajti në gjuhën japoneze: “Shitja e sezonit pranveror së Zozotown është më e shpërndara në histori dhe arriti 10 miliard jen! Me një vlerësim ditor, unë do të jap nga 1 milionë jen (9.200 dollarë) në para të gatshme për 100 persona, të cilat do të arrijnë 100 milionë jen (920 mijë dollarë ). E vetmja mënyrë për të aplikuar është të më ndiqni mua dhe ripostoni këtë shkrim. Unë do të shkruaj privatisht me secilin fitues!”.
Perspektiva e parave dhuratë ka tërhequr në turma dhe deri tani 4.6 milion njerëz kanë ndarë postin, ndërsa 1.1 milionë e kanë pëlqyer atë që kur u postua.