SPORT

Dyshimet për trukime, UEFA nis hetimet për Luftëtarin

20:20 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë fund problemet për skuadrën e Luftëtarit. UEFA ka nisur një hetim për klubin gjirokastrit për dy ndeshjet që bluzinjtë zhvilluan në Europa League  ndaj Ventspils.




UEFA i ka dërguar një shkresë Federatës Shqiptare të Futbollit ku e njofton se Luftëtari po hetohet për dy ndeshjet kundër letonezëve në Europa League.

Bluzinjtë e humbën ndeshjen e parë me shifrat e thella 5-0, me golat të cilët u shënuan vetëm në pjesën e parë. Ndërkohë, ajo që ngjall më shumë dyshime është takimi i kthimit që u zhvillua në “Elbasan Arena”, i cili përfundoi 3-3, ku përmbysjet dhe ripërmbysjet e rezultatin ishin konstante.

Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimit të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces.

Nisur nga ky hetim klubi i Luftëtarit nuk ka marrë edhe fondi e UEFA-s prej 240 mijë eurosh, i cili është “ngrirë”.  Në këtë sezon bluzinjtë kanë vuajtur mungesën e financave dhe kjo për shkak se nuk kanë marrë fondin që prisnin nga UEFA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.