SPORT

Federata Spanjolle “djeg” Sadikun, s’lejon Levanten ta huazojë

09:06 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares do vazhdojë të jetë pjesë e Levantes dhe nuk mund të huazohet gjatë merkatos së janarit. Kjo për shkak se kjo gjë bie ndesh me rregulloren e Federatës Spanjolle.




E vetmja mundësi që shqiptari mund të lëvizë është nëpërmjet shitjes së kartonit. Gjithçka ka të bëjë me regjistrimin dhe çregjistrimin e lojtarëve nga ekipi i parë që përbëhet prej 25 emrash.

Sadiku ishte në fillim pjesë e Levantes, më pas ai u çregjistrua nga klubi spanjoll në muajin gusht, për shkak të dëmtimit, duke liruar kështu vendin.

Huazimi në një skuadër që do mund t’i siguronte më shumë minuta, pasi te Levante, hapësirat duken të pakta. Në nenin 116 të rregullores së Federatës Spanjolle parashikohet që një lojtar nuk mund të regjistrohet e çregjistrohet dy herë në një klub brenda të njëjtit sezon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.