SPORT

Igli Tare kërkon të sjellë Malkom te Lacio

11:17 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi anësor brazilian, Malkom është pranë kalimit te Lacio. Në verën e shkuar, në adresë të tij mbërritën disa oferta tunduese, madje, ai gjeti akordin dhe duhet që të përfundonte te Roma, por ndërroi mendje para se të hipte në avion dhe u bë pjesë e Barcelonës. Aktualisht, sulmuesin brazilian ka oferta edhe nga Kina, por vetë Malkom dëshiron të mbetet në Europë, ndaj edhe në lojë ka hyrë ish-sulmuesi i përfaqësues sonë, Igli Tare, i cili po negocion me brazilianin.




Drejtori Sportiv i bardhekaltërve ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Barçës dhe u ka kërkuar atyre huazimin e Malkom deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje më pas në verën e ardhshme. Vetë spanjollët preferojnë një shitje të menjëhershme në Kinë, por duke parë dëshirën e lojtarit për të mbetur në Europë, po mendojnë seriozisht bashkëpunimin me Lacion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.