SPORT

“Michael do të ringrihet”, flet shoku i Schumacher

17:27 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

jë nga shokët më të ngushtë të Michael beson se gjendja shëndetësore e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 do të përmirësohet brenda pak kohësh. Duke folur për “BBC Radio 5 Live”, Ross Brawn, ish-drejtori teknik i F1 ngjalli disa fije shprese për tifozët, duke këmbëngulur se familja e Schumacher beson të përmirësimi i Michael.




“Të gjithë jemi optimist në gjetjen e zgjidhjeve në të ardhmen. Do të ketë një kohë kur gjërat do të ecin përpara me Michael. Ata janë një familje shumë e balancuar, po ndjekin gjendjen e tij, si dhe mbështetjen e Michael. Ne kemi parë Mick, djalin e tij, duke u ngritur në gara motorike dhe [vajza] Gina Maria është mjaft e përfshirë në garat me kuaj. Corinna, bashkëshortja e Michael, e ka ndihmuar prej një kohe shumë të gjatë. Ata kurrë nuk janë penduar me mbështetjen e tyre për Michael dhe besimin e tyre do të ketë zgjidhje “.-tha Brawn, pak ditë pas ditëlindjes së 50-të të Schumacher.

Gruaja e Schumacher lëshoi një deklaratë të rrallë publike për shëndetin e burrit të saj në prag të ditëlindjes së tij.

“Ne po bëjmë gjithçka në mënyrë njerëzore të mundshme. Jemi shumë të lumtur që nesër do të festojmë ditëlindjen e 50-të të Majkëllit së bashku me ju dhe ju falënderojmë nga thellësia e zemrës sonë se ne mund ta bëjmë këtë së bashku“.-tha ajo.

Schumacher po vuan nga disa lëndime traumatike të trurit, të pësuar në një aksident me ski në vitin 2013.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.