SPORT

Spastrime te Kukësi, klubi njofton largimin e mesfushorit

10:57 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Te Kukësi vazhdojnë spastrimet te Kukësi. Klubi verilindor ka zyrtarizuar sot largimin e mesfushorit Donjet Shkodra. Ky i fundit u aktivizua 46 ndeshje dhe arriti të shënonte 3 gola me nënkampionët, ndërsa tashmë ka ndërprerë marrëveshjen me kuksianët.




Lajmin për divorcin me Shkodrën, i cili në ndeshjet e fundit u aktivizua si titullar, klubi i Kukësit e ka bërë publik nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Kujtojmë që më parë nga verilindorët u larguan edhe Harba, Shpaher dhe Vangjel Zguro.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Donjet Shkodra zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së FK Kukësit. Marrëveshja mes klubit tonë dhe kosovarit ka përfunduar.

29-vjeçari, i cili i’u bashkua skuadrës sonë gjatë sezonit të kaluar, është aktivizuar në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 3 gola. FK Kukësi falenderon Donjet Shkodrën për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.