SPORT

Gega pret përforcimet, Kuame firmos pas dy ditësh

10:37 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu dhe një sulmues. Këto janë 3 dëshirat e trajnerit Skënder Gega, që shpreson t’i plotësohen brenda fazës përgatitore nga ana e drejtuesve të Partizanit. Drejtuesit e kuq kanë disa emra në listë. Për qendrën e mbrojtjes synohet një lojtar shtatlartë dhe që përdor këmbën e majtë, ndryshe nga Belica dhe Atanda, që luajnë të dy me të djathtën. Idan Stein dukej se ishte fare pranë firmës me të kuqtë e kryeqytetit, por kërkesa e drejtuesve që izraeliti fillimisht të kalojë në provë nuk është pranuar nga agjentët e lojtarit, ndaj tani po kërkohen pista të reja, teksa pranë rikthimit me fanellën e kuqe duket se është Renato Arapi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes synohet Ruben Ligeon, ish-lojtari i Ajaksit të Amsterdamit që së fundmi është aktivizuar me Zvollen në Holandë. Në sulm vijohet puna për të veshur të kuq sulmuesin Kuame Karikari të Neftçit, me ganezin që duhet se ka pranuar ofertën prej 8 mijë eurosh në muaj të drejtuesve të Partizanit. Nëse kryeqytetasit do të arrijnë të kompletojnë këta tre reparte, atëherë dhe Gega do të ketë në dispozicion më shumë alternativa, pasi në pjesën e parë të sezonit loja është përqendruar kryesisht te një grup prej 13 lojtarësh. Kujtojmë që më herët Partizani ka afruar dhe dy mesfushorët Jusufi e Hyseni.




Kuame pranë
Ditët e fundit, po qarkullojnë zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit Kuame Karikari në kampionatin shqiptar dhe është Partizani, klubi që interesohet për shërbimet e tij. Sulmuesi ganez që aktivizohet me Neftçi Bakun në kampionatin azer, është prioritet i të kuqve këtë merkato janari. Interesimin e Partizanit, e ka pranuar edhe vetë menaxheri i skuadrës së Partizanit, Ildi Dajlani që në një prononcim për ‘AzeriSport.com’ shprehet se kanë pasur kontaktet për futbollistët, të cilët janë në listën e të preferuarve dhe sa i përket Karikarit, ende nuk mund të thuhet asgjë. “Ne po punojmë për të tërhequr afrime të reja dhe kemi nisur të kontaktojmë për futbollistët, të cilët janë në listën tonë. Për Karikarin nuk mund të them ende asgjë, duke qenë se nuk e dimë si përfundon ky operacion. Pas disa ditësh, do të qartësojmë edhe afrimet e reja në skuadër”,-u shpreh Dajlani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.