SPORT

Hames drejt Premier Ligës për 70 milionë euro

17:38 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kolumbiani Hames Rodriguez do ta lërë Bajernin, kjo është e sigurt. Ajo që mbetet për t’u zbuluar është se ku do të shkojë fantazisti, i cili periudhën e fundit nuk ka pasur hapësirën e duhur te bavarezët. Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, Arsenali është gati të ofrojë 70 milionë euro për Hames Rodriguez, futbollistin që është në pronësi të Real Madridit.




Për momentin ky është detaji i vetëm, ndërkohë që lojtari vetë ende nuk është shprehur se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën. Dëshira e tij parësore është që të luajë rregullisht dhe tek Arsenali i ka shanset, duke parë që Mesut Ozil nuk është se preferohet nga trajneri Unai Emeri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.