SPORT

Interi nis spastrimet, Ranokia i pari që largohet

16:57 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë, në Itali u hap zyrtarisht merkatoja e janarit duke iu dhënë mundësi skuadrave që të afrojnë lojtarë, të cilët mund të ndihmojnë në pjesë e mbetur të sezonit, por kanë mundësi edhe të largojnë ata të cilët, duket se marrin rrogën kot. Kështu, tek Interi kanë nisur të mendojnë për spastrime dhe ai që pritet të largohet në vijim, është ish-kapiteni Andrea Ranokia.




Mbrojtësi italian që për shumë vite ka luajtur me fanellën e Interit, por tashmë ka humbur vendin në formacion dhe duket se nuk është më në planet e Spaletit. Interes për Ranokian ka nga Spanja dhe është Vijareali skuadra, e cila interesohet për shërbimet e mbrojtësit italian. Spanjollët po pretendojnë që të forcojnë skuadrën në janar për arritjen e objektivave duke qenë se janë larg pritshmërive. Për mbrojtësin 30-vjeçar ka interes edhe nga klube të tjera, por mesa duket Vijareali është më pranë mesfushorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.