SPORT

Laçi vijon me të rinjtë, afron Enis Çokajn

16:33 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Laçi vazhdon me strategjinë duke u fokusuar te të rinjtë. Trajneri Besnik Prenga, ka siguruar transferimin në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit, talentin e ri, Enis Çokaj. Ishte vetë Prenga që bëri të mundur kalimin e 19-vjeçarit në Kroaci, ndërsa tani e ka marrë tek Laçi si një përforcim për gjysmën e dytë të sezonit, por edhe për një mundësi për mesfushorin.




Çokaj ka qenë tek ekipet e moshave të Shkëndijës së Tiranës, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Vllaznisë U-15. I riu koplikas luan në qendër të mesfushës dhe bëhet lojtari i dytë që kurbinasit e marrin nga skuadra kroate. Në verë ishte Jon Mersinaj, i cili iu bashkua bardhezinjve dhe po luan rregullisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.