SPORT

Napoli-Hysaj, krisja pritet të sheshohet ose…

11:45 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Javët e fundit te Napoli ka lindur çështja “Hysaj”. Për mbrojtësin shqiptar, siç bën me dije “Il Mattino”, ka një pikëpyetje të madhe. Pas shpërthimit të agjentit të lojtarit, Mario Xhufredi, drejtuesit e Napolit po vlerësojnë situatën.




Në klubin napoletan duan të dinë qartësisht se çfarë do të ndodhë me Hysajn, por kuptohet që nëse ka një krisje, duhet që të sistemohet gjithçka sa më shpejt, duke nisur nga kur ekipi do të grumbullohet për të nisur përgatitjet. Pak ditë më parë, agjenti i Hysajt, Xhufredi, deklaroi se mbrojtësi është kthyer tashmë në një zgjedhje të katërt për trajnerin Ançeloti dhe se Napoli duhet ta shesë.

Çelsi në Angli dhe Atletiko Madrid në Spanjë janë dy skuadrat e përmendura si destinacione të mundshme të futbollistit shqiptar, por deri në këtë moment mbeten vetëm hipoteza. Ajo që kuptohet qartë ka të bëjë me faktin se marrëdhëniet Napoli-Hysaj janë ftohur shumë kohët e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.