SPORT

Shkëmbi jep kushtrimin: Vendi i parë është vetëm 4 pikë larg

11:39 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teuta ka rifilluar punën për pjesën e dytë të sezonit me bindjen se mund të vazhdojë të qëndrojë pranë skuadrave të kreut dhe të ketë pretendime për të arritur objektiva madhorë. “Jemi gati ta rifillojmë ku e mbyllëm, për fat të mirë lojtarët janë mirë fizikisht dhe shpresojmë që deri sa të fillojë kampionati ta mbyllim në nivele ku e lamë”, tha Shkëmbi për RTSH ku shpjegoi se merkatoja e klubit durrsak në janar ka qëllim vetëm përmirësimin e kontingjentin aktual. “Patjetër që mund të na afrohet ndonjë lojtar, duhet të jenë të mirë, cilësisht ndoshta më të mire se këta që kemi, që të na ndihmojnë. Në të kundërt jemi mirë me lojtarët që kemi”.




Ndërkohë, Shkëmbi nuk fsheh se objektiv është Europa, por durrsakët hedhin një sy edhe nga lufta për titull. “Objektivat janë të qartë që në fillim, pjesëmarrja në Kupat e Europës. Patjetër të gjithë e mendojnë Teutën si pjesë të luftës për titull, ndoshta edhe ne, duke qenë 4 pikë larg vendit të parë. Normalisht që mund të bëjmë më shumë, por çdo gjë do ta marrim ndeshje pas ndeshje, deri aty ku mund të arrijmë. Skuadra po bën mirë nga java në javë, por në asnjë moment nuk mund të themi se jemi në maksimum se duhet të përmirësohemi, të bëjmë mirë në stërvitje dhe ndeshjet që vijnë. Me punë çdo ditë, javë pas jave e ndeshje pas ndeshje mund të përmirësohemi më shumë”, tha Shkëmbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.