SPORT

Transferohet te Interi? Robben: Ndjehem mirë kur më kërkojnë skuadra të mëdha

20:30 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arjen Robben po luan sezonin e fundit me Bayern Munich, me “holandezin fluturues” që do të mbyll eksperiencën 10 vjeçare te bavarezët.




Dhe për këtë, 34 vjeçari ka ngjallur interesin e shumë skuadrave, ku bie në sy ajo e Seria A, Interi. Një interes që ka kënaqur edhe vetë lojtarin, i cili është shprehur:

“Ndjehem mirë kur shikoj se ka disa klube të interesuar për mua. Por siç thashë para merkatos së janarit, e ardhmja është ende e hapur. Jam krenar dhe i lumtur. Ne kemi qenë shumë të zënë në tre javët e fundit, veçanërisht babai im, i cili është agjenti im”. -pohoi Robben.

Te Bayern, Robben ka luajtur në 198 takime, duke shënuar 98 herë. Interes për Robben kanë shfaqur skuadra si Inter, PSV dhe Groningen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.