SPORT

UEFA nis hetimin zyrtar ndaj Luftëtarit

14:55 - 08.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Ashtu siç ishte paralajmëruar prej shumë muajsh, UEFA ka filluar një hetim zyrtar për trukime ndeshjesh kundër klubit të Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite mori pjesë në Ligën e Europës për herë të parë në historinë e vet në këtë edicion por u njollos me dy paraqitje të shëmtuara të cilat të kombinuara me luhatjet e frikshëm të koeficienteve bënë që në të gjithë botën të ndizeshin sinjalet e dyshimeve për manipulime të rezultatit në favor të basteve sportive. UEFA ka nisur hetimin prej disa muajsh por është detyruar së fundmi të lajmërojë edhe FSHF-në se i ka bllokuar pagesën klubit gjirokastrit si pjesë e këtij hetimi. Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimit të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces, që në fakt ndodh rëndom në rast se ka dyshime. Deri në një vendim të dytë, edhe fondi i UEFA-s prej 240 mijë eurosh është “ngrirë” dhe kjo ka sjellë edhe një lloj problematike financiare në klubin gjirokastrit. Mosmarrja e fondit i ka nxjerrë drejtuesit jashtë planeve të përllogaritura më herët. Ditën e djeshme, “Procesi Sportiv” ka publikuar shpresën tronditëse që UEFA i dërgon FSHF-së, për ta njoftuar se Luftëtari është nën hetim pikërisht për ndeshjen ndaj Ventspils.




Dokumenti
“Kjo korrespondencë është për t’ju dhënë informacion në lidhje me shpërndarjen e pagesave të solidaritetit për klubet pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019. KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit. Siç jeni në dijeni, UEFA ka një detyrim të mbrojë integritetin e kompeticioneve të saj dhe të parandalojë të gjitha mënyrat që mund të rrezikojnë rregullsinë e ndeshjeve apo aktiviteteve apo të lindin dyshime për abuzim me futbollin në përputhje me Nenin 2 të Statutit të UEFA. Si rrjedhojë, ne do të kërkonim që FSHF dhe klubi në fjalë të mos bëjë asnjë komunikim publik në lidhje me këtë komunikim dhe përmbajtjen e tij. Ju do të kontaktoheni nga Komisioni i Integritetit i UEFA në momentin e duhur nëse ndonjë gjë tjetër do të kërkohet nga ju në lidhje me këtë çështje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.