POLITIKË

“Dekani i Juridikut me pasuri të paligjshme, u bën presion studentëve”

13:58 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike hedh akuza të forta, se studentëve po ju bëhet presion nga dekani i fakultetit të Drejtësisë.




Këshilltari Ligjor i PD, Gazment Bardhi tha se Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ka kërcënuar studentët e Fakultetit të Drejtësisë me metoda kriminale.

Sipas tij, faktet e bëra publike në media provojnë sesi shërbëtori i Edi Ramës ushtron presion ndaj studentëve që ata të mbyllin protestën.

Ai shtoi se dekani i Juridikut nuk ka dhënë ende përgjigje për pasurinë e tij të paligjshme, sesi brenda pak kohësh, me kursime familjare, arriti të blinte një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, një apartament tjetër në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë.

“Artan Hoxha ka arsye për t’i shërbyer Edi Ramës, jo vetëm për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në karrierën e tij profesionale, por mbi të gjitha për paligjshmëritë e së shkuarës. Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Hoxha, sot dekan i Fakultetit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për habinë që shkaktoi përgjigja e tij përpara Parlamentit për dhurimin nga i vëllai të 200 mijë dollarëve, të cilave nuk i dihej burimi”, u shpreh Bardhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.