AKTUALITET

Sejdini jep alarmin: Zaranika dhe Manazderia rrezik potencial për karastrofa natyre

08:35 - 18.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja  – Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini duke folur për problemet më emergjente, me të cilat përballet bashkia ka renditur vështirësitë e krijuara nga reshjet e dëborës që ranë disa ditëve më parë të cilat bllokuan disa fshatra të Elbasanit si Labinotin Mal, Benën , Gurin e Zi dhe Mollagjeshin. Ndërhyrja me të gjitha mjetet dhe punonjësit e sektorëve përjatës të bashkisë sipas Sejdinit bëri të mundur hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora si dhe normalizimin e situatës ndërkohë që ende po punohet në fshatin Benë dhe kudo ka ka ende probleme .




Por për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit problem mjaft serioz paraqet rinisja e reshjeve nga të cilat pritet të shtohen problematikat përgjatë rrjedhës së përrenjve të Zaranikës dhe Manazderes të cilët kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

Sequence 01.00_00_20_16.Still004 Sequence 01.00_00_31_23.Still006 Sequence 01.00_00_25_01.Still005 Sequence 01.00_00_00_00.Still003 Sequence 01.00_00_43_20.Still008 Sequence 01.00_00_40_01.Still007 Sequence 01.00_01_08_20.Still010 Sequence 01.00_01_00_17.Still009 Sequence 01.00_01_14_11.Still011 Sequence 01.00_01_39_11.Still013 Sequence 01.00_01_32_14.Still012
<
>

Kryebashkiaku Sejdini nisur nga mbizotërimi i problematikave të tilla ka kërkuar edhe mbështetjen e prefektit Gledian Llatja për të bërë të mundur që rikonstruksioni i shtretërve të përrenjve që rrethojnë qytetin të nisë sa më parë.

Sipas Sejdinit, emergjencat e shkaktuara nga dëbora nuk mund të krahasohen me dëmet që mund të sjellin këta përrenj me rrjedhë të rrezikshme ,argjinatura e të cilëve është tërësisht e shkatërruar.Prej vitesh rrjedha e këtyre përrejve kur reshjet janë të dendura dhe të vazhdueshme përmbyt lagjet periferike dhe situatat e krijuara jo rrallë kanë krijuar rrezik edhe për jetën e qytetarëve.Kështu që për ti dhënë fund këtij rreziku duhet financuar urgjentish rikonstruksioni i argjinaturave të shkatërruara të skarpateve të rrjedhës së Zaranikës dhe Manazderes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.