Show-Bizz

“Nuk laja flokët për vite me rradhë”, rrëfehet aktorja e njohur

15:24 - 20.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sophie Turner është aktorja e fashme e serialit “Game of Thrones”. Në një intervistë për ‘InStyle’, ajo ka rrëfyer ndër të tjera dhe një nga sakrificat më të mëdha që ka bërë për karrierën e saj.




“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”, ka treguar Sophie.

Kujtojmë se seriali “Game of Thrones” do të fillojë shumë shpejt me sezonin e tij më të ri. Ndjekësit në rrjetet sociale shprehen shumë entuziastë, në lidhje me këtë fakt.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.