Show-Bizz

Pushime në Singapor, ja çfarë i ka ndodhur Alban Ramosajt

10:42 - 22.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alban Ramosaj është një ndër djemtë më të dashur të show bizz-it shqiptar. Ai është shumë i pëlqyer nga publiku, veçanërisht nga gjinia femërore. Albani është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan shpesh me fansat poza të ndryshme që tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, këngëtari i njohur ka ndarë me fansat eksperiencën e tij të veçantë në Singapor, ku ka shijuar disa ditë pushimi.




Në një foto të fundit ai ka zbuluar edhe një incident të vogël që i ndodhi gjatë vizitës në Singapor. Alban Ramosaj shfaqet në foto me një pije në dorë, ndërkohë që sipër tij qëndron një tabelë ku thuhet se nuk lejohet ushqimi apo pijet. Këtë ia vënë në dukje edhe miqtë, veçanërisht fotografi Endrit Mërtiri, i cili e ka shoqëruar Albanin gjatë pushimeve. “Nuk lejohet asnjë ushqim apo pije”, i shkruan ai ndërkohë që Albani ia kthen: “Pse më nxorën jashtë”. Siç duket ky udhëtim nuk ka shkuar, ashtu siç duhet për Albanin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.