POLITIKË

Basha nis turin e takimeve: PD do të dyfishojë buxhetin për arsimin

16:56 - 28.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e tij të takimeve me  të rinj dhe qytetarë nga qyteti i Kavajës. Në takimin me të rinjtë të këtij qyteti, Basha prezantoi planin e tij për nxjerrjen e Universiteteve nga kriza dhe përmirësimin e kushteve për studentët.




Duke vënë theksin tek dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, Basha prezantoi paketat mbështetëse për studentët, që sipas tij do të mundësojnë arsimin e të gjithë studentëve shqiptarë.

Tani nuk është parlamenti shqiptar por parlamenti i hajdutëve, banditëve, gjakpirësve të këtij populli. Por në atë godinë unë kam parashtruar fare qartë sesi mund të hidhet hapi i parë të zgjidhur krizën në Universitete. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë.

Kjo do të thotë që gjithë studentët që vinë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj përfitojnë jo përgjysmim por financimin e plotë të tarifave universitare për bachelor dhe master. Do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit, që në fakt janë paratë e prindërve tuaj, dhe me asnjë lek shtesë çdo bir dhe bijë shqiptari të ketë mundësinë të ndjekë studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë pa paguar asnjë lekë nga tarifa universitare.

Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra, përgjysmim tarifash. Për ata të tjerë që edhe me zerimin e tarifave e kanë të pamundur, ata meritojnë dhe duhet të kenë mbështetje financiare nga shteti. Me planin tonë ne mundësojmë që të paktën 5000 studentë shqiptarë që vinë nga familje që nuk kanë mundësinë të përballojnë as kostot minimale jo vetëm nuk do të paguajnë  tarifat universitare por do të kenë mbështetje në vlerën prej 2 200000 lekësh të vjetra në vit për tu paguar të gjthë koston e qirasë, librave, transportin publik.

Pas këtyre ndërhyrjeve mbeten mjaftueshëm para për të investuar në infrastrukturën studentore dhe atë akademike, pra në konvikte, por kështu në salla, auditore, laboratore, teknologjinë e informacionit sepse jemi i vetmi vend në Europë, ndoshta dhe në Afrikë, ku kompjuteri mësohet me shkumës dhe dërrasë të zezë.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Lul Basha, mjaft i genjeve shqiptaret, sikur je enjgjell, nderkoh, qe akuzohesh per vjedhje ne rrugen ekombit, per vrasjen e 4 demostruseve paqesor ,kur ishe kminister i brendeshem, akuzohesh per shitjen e detit Greqis, pa folur per akuzat e dik martit , kur ke qen me leksin ne KOsove..
    Je ti zuzar, qe bere pazar me Ramen me 18 Maj 2017. Prandaj , mjaft i genjyet shqiptaret, vetem per tu mar voten dhe tu kethesh roten.
    Kush u pengoi kur ishit ne pushtet tet vite, te benit sadopak per studentet, por e shkateruat me themel aresimin ne pergjithesi, ndersa dplomat e universitetit ,selseret tuaj i shisnin rrugeve.
    Ndesa tani, se bashku me hajdutet e Lsi, kerkoni rrevolucjon , dhune, treheqje zvar te kryeministrit, qe po ploteson kekesat e studenteve, mbasi mori shuplaken. Mjer ata qe dotju besojn mashtrimeve taja.

    Përgjigju ↓