POLITIKË

Ngujimi i studentëve tek Juridiku, Spiropali: Janë klanet e Berishës

13:57 - 29.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një dalje për mediat ditën e sotme, u u ndal tek ngujimi i studentëve të Juridikut.




Spiropali deklaroi se kjo që po ndodh nuk është protesta e vërtetë dhe se protesta e vërtetë i hapi rrugë Paktit për Universitetin.

“Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore jo është një shfaqje ekstreme e një opozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership”, u shpreh Spiropali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.