POLITIKË

Premtimi i Bashës për studentët: Gjëja e parë që do bëjmë sapo të vijmë në pushtet

12:59 - 29.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me studentit të Shkodrës, tha se fondet për mbështetjen e tyre janë, por mungon vullneti.




Basha bëri me dije se ditën e djeshme është marrë një vendim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku akti i parë që qeveria e PD do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Sipas tij për 10 mijë studentë në vit do të hapen stazhe një vjeçare me rrogë 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Në këtë linjë kreu i PD, tha se Edi Rama kopjon demokratët lidhur me stazhet për studentët.

“Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një grushti njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve evropiane në bashkëpunim me studentët dhe pedagogët”, tha ndër të tjera Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.