POLITIKË

“Vangjush Dako dhe 7 të dënuar në një tavolinë duke festuar”

12:30 - 01.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar një video në Facebook, ku shihet kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duke festuar. Sipas Salianjit, vetëm në këtë tavolinë 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim, po festojnë me Dakon.




“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes! Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.
Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!” shkruan Salianji në Facebook.

Kryebashkiaku i Durrësit është vënë sërish nën akuzë, pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339, ku sipas BIRN ka lidhje me njerëz të botës së krimit dhe gjatë fushatave zgjedhore janë zhvilluar blerje votash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.