POLITIKË

Basha nga Ballshi: Jeni të zhgënjyer nga Rama, e lexoj sapo ju jap dorën

11:11 - 02.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Lulzim Basha paraditen e kësaj të shtune, u ndal në një takim me banorët dhe e Ballshit.




Në fjalën e mbajtur para banorëve, Basha tha se Edi Rama i ka lënë në harresë, dhe se kjo lexohet e kuptohet sapo i takon. Sipas tij, rrugët politike kanë mbaruar dhe se tani është në dorën e popullit.

“Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë. Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbu kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar, me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se sa herë që shkon në Ballsh, rruga nga Patosi bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga, deri për në Fratar.

“Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja”, deklaroi Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.