AKTUALITET

“Keni trafikuar lajme mbi çështjen time”, Tahiri përplaset me Prokurorin

10:33 - 06.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me dyer të mbyllura seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme – sipas tij, – të afatit të hetimeve, kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.




Gjatë kësaj seance, Prokurori i çështjes kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak se do të paraqiteshin materiale me përmbajtje konfidenciale.

Por kjo kërkesë së Prokurorisë është kundërshtuar nga pala mbrojtëse, dhe vetë ish-ministri Tahiri.

Gazeta Shqiptare mëson se Tahiri i ka thënë Prokurorit se kam mesazhet këtu që ju keni trafikuar lajme mbi çështjen time.

“Kam mesazhet këtu që ju keni trafikuar lajme mbi çështjen time. Megjithatë do t’ia lëmë gjykatës”, mësohet të ketë thënë ish-ministri i Brendshëm.

Tahiri ankimoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me 3 muaj të tjerë, ndërkohë që në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.