Lulzim Basha, kreu i PD-së ka qenë sot në Burrel, ku ka zhvilluar një takim me banorët e këtij qyteti.
Nga Burreli, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve matjanë që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.
“Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza ekonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë. Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin. Fati juaj është në dorën tuaj. Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt, nga gardhi matanë policëve është hajduti, ndërsa pjesa këtej është pala e vjedhur. Na ndihmoni të hapim atë derë. Të bashkohemi të gjithë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë”, u shpreh Basha.
Ndërkaq, gjatë këtij takimi, Basha është përballur me qytetarë, të cilët janë shprehur të pakënaqur nga qeveria. Një grua i drejtua Bashës, duke i thënë që më 16 shkurt ose ta rrëzojnë Ramën ose mos dalin në protesta.
Gruaja: Një sahat e më parë ta shporrim këtë. Na ka ardhur në majë të hundës. Shkon në Gjermani për të bërë piktura. Mua nuk më hyjnë në punë pikturat e atij, unë dua bukë për të ngrënë. Çmimi i naftës, dritat, uji, tatimet, budalliqet në na është marrë fryma. Në datën 16 o shkoni ta rrëzoni ose mos shkoni hiç.
Basha: Më datën 16 do bëjmë atë që bën çdo popull…
Gruaja: Ik se ai është barbon or ti. Na i ka prur në maj të hundës or zotëri
Basha: Çdo popull në Evropë i përzen hajdutët nga qeveria