AKTUALITET

Çfarë po ndodh tek Drejtoria e Hipotekës në Durrës/ Largohen edhe 6 zyrtarë

14:26 - 13.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë shkarkimet në Drejtorinë e Hipotekës në Durrës. Pas drejtorit, i cili u bë pjesë e një video, është njoftuar edhe për largimin e 6 zyrtarëve të tjerë. Ka qenë vetë ministrja Gjonaj ajo që ka deklaruar se pas 15 masave disiplinore të marra, kanë dal në pah edhe probleme të tjera.




“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”- u shpreh ministrja Gjonaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.