LIFE STYLE

Nesër “Shën Valentini”, ja disa ide dhuratash

11:02 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ai” dhe “Ajo”, një kujtim që do të qëndrojë në mendje për një kohë të gjatë




 Nesër është dita e “Shën Valentinit” dhe ju akoma s’e keni gjetur dhuratën për partnerin? Për “Shën Valentin” nuk ka edhe shumë rëndësi vlera materiale se sa ideja, mendimi dhe origjinaliteti. Përgjithësisht për meshkujt është akoma më e vështirë të zgjedhësh se për femrat, të cilat kanë më shumë alternativa. Por mos u shqetësoni, ne po ju propozojmë disa ide për meshkuj dhe femra që ta bëni këtë “Shën Valentin” të paharrueshëm.

Çfarë t’i blini një mashkulli për “Shën Valenin”?

Parfum

Po, parfum pavarësisht mendimit që parfumi sjell ters, kjo është një nga dhuratat më të përdorura për këtë ditë. Zgjidhni një aromë, të cilën ju e pëlqeni shumë dhe me siguri edhe partneri do ta përdorë përderisa ju e adhuroni atë aromë. Një opsion tjetër është blerja e një seti SPA, ku mund të ketë: parfum, xhel dushi, deodorant, aftershave etj. Një set SPA është një dhuratë e përshtatshme si për meshkuj, edhe për femra.

Të brendshme

Thyeni monotoninë në shtrat me një palë të brendshme speciale. Diçka provokuese, e pazakontë mund t’ju argëtojë të dyve.

Diçka elektronike

Tashmë dihet që meshkujt janë më të prirur për gjëra elektronike se sa femrat. Zgjidhni një MP3, ‘iPod’, ‘playstation’ apo celular të teknologjisë së fundit. Të jeni të sigurta që dhurata do t’i pëlqejë.

Kornizë+foto

Një kornizë e bukur bashkë me një foto tuajën që ju kujton një moment special, ndoshta bardh e zi, është një ide për meshkujt që pëlqejnë gjërat romantike. Edhe pse kujtimet janë gjithmonë në mendje dhe në zemër, stampimi i tyre në foto bën që t’i ripërjetoni sa herë që t’i shihni. Dhe kjo është një ndjesi e bukur.

Çfarë t’i blini një femre për “Shën Valentin”?

Çokollata

Ashtu si edhe lulet, çokollatat janë një nga dhuratat standarde për “Shën Valentin”, por asnjëherë jashtë mode. Femrat i adhurojnë ndoshta edhe për faktin që çokollatat kanë cilësi afrozodiake (që rrisin dëshirën seksuale). Zgjidhni një çokollatë të zezë me 70% ose më shumë kakao. Ose përgatisni një shportë me çokollata të vogla me shije të ndryshme, bashkë me një shishe shampanje e një dedikim.

Të brendshme

Të brendshmet janë një ide shumë e mirë edhe për femrat. Duke qenë se ka edhe më shumë alternativa, s’do e keni shumë të vështirë të zgjidhni. Ju sugjerojmë të blini ato me pjesë dantelle, në ngjyrë të kuqe apo të zezë. Këto janë më provokuese dhe kjo mund të jetë edhe një dhuratë për ju që nuk do rrini pa e shijuar këtë “show”.

Bizhuteri

Femrat i duan aksesorët edhe bizhuteritë. Varëse, vathë, unazë, të çmuara ose jo, ato do jenë një kujtim i kësaj dite. Edhe pse thonë që diamantet janë miqtë me të mirë të femrave, jo të gjithë mund ta përballojnë këtë. Por mos u shqetësoni, femrat e vlerësojnë edhe një bizhuteri të thjeshtë.

Rroba prej mëndafshi

Materiali i mëndafshtë nuk është vetëm i bukur, por edhe shumë i rehatshëm. Një fustan i mëndafshtë, bluzë apo edhe një shall e bën një femër të ndjehet mirë dhe më joshëse.

keshilla 7 keshilla 10 keshilla 9 keshilla 5 keshilla 11 keshilla 8 keshilla 12 keshilla 6 keshilla 3 keshilla 2 keshilla 4 keshilla 1
<
>

Dhurata për “Shën Valentin” unisex

Nëse e keni lënë për minutën e fundit, ka akoma ide për të dy ju

Një darkë romantike

Rezervoni në një restorant elegant, ku nuk keni qenë më parë. Një darkë vetëm të 2 ndoshta është diçka që ju ka munguar, veçanërisht nëse jeni të martuar prej disa vitesh. Ose mund të përgatisni vetë një menu speciale, me ushqime afrozodiake, të krijoni atmosferën e duhur me qirinj, muzikë dhe shampanjë. Gjithçka duket perfekte.

Një ditë në SPA

A keni shkuar ndonjëherë të dy bashkë në një qendër SPA? Provojeni dhe do të jetë një eksperiencë që do të doni ta përsërisni. Për ‘Shën Valentin’ ka paketa dhe oferta pa fund. Zhytuni kënaqësinë dhe relaksin që të ofron një masazh me vajra esenciale, një banjë turke apo sauna. Disa qendra ofrojnë për këtë ditë speciale edhe çokollata, gotë me shampanjë apo lule. Bëni edhe ndonjë foto për ta kujtuar këtë ditë, megjithëse vështirë të harrohet.

Udhëtim

E kush nuk i pëlqen udhëtimet? Blini 2 bileta dhe bëjani surprizë partnerit. Jo domosdoshmërish duhet të jetë në Paris apo Venecia, çdo vend në det apo në mal, jashtë apo brenda vendit është një ide super. Bora nuk ka shkrirë akoma, e nëse nuk keni shkuar për ski këtë vit, është rasti më i mirë ky. Agjencitë turistike ju ofrojnë shumë opsione dhe paketa. Shpresojmë t’ju kemi qartësuar sadopak mendimet e t’ju kemi ndihmuar në zgjedhjen e një dhurate për partnerin. Gëzuar ‘Shën Valentinin’ të gjithë të dashuruarve!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.