AKTUALITET

Nga rënia e trafikut të drogës drejt Italisë te prodhimi i paktë, Veliu: Ja sfidat e 2019-ës

13:31 - 13.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është prezantuar sot raporti me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fjalën e tij u shpreh se në krahasim me vitin 2017, në 2018 u realizuan 40% më shumë fluturime monitorimi.




Veliu u shpreh se ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike gjatë vitit 2018 dhe ka një rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë.

“Gjatë vitit 2018 Policia e Shtetit, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera të përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit u angazhua në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, për identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim.

Që në muajin janar nisëm punën me identifikimin dhe analizimin e problematikave të evidentuara gjatë vitit 2017, hartimin e një plani masash të detajuar, duke u bazuar në pesë kolona kryesore:
1. E para në parandalimin e këtij fenomeni duke ndërmarrë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi për qytetarët.

Në kontrollin e pandërprerë të territorit duke goditur rastet e evidentuara që në gjenezë, pra që në momentet e para të tentativës për kultivim.

Në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.

Në bashkëpunimin me agjensitë ligjazbatuese brenda dhe jashtë vendit duke vënë theksin në Misionin e Monitorimit Ajror nga GdF, me pushtetin vendor, Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në Planin Kombëtar të Veprimit.

Si dhe në kollonën e pestë atë të ndëshkimit të punonjësve të administratës dhe punonjësve të Policisë që do shpërdorojnë detyrën apo do bëhen palë me ata persona që do tentojnë të kultivojnë bimë narkotike.

I kushtuam rëndësi të veçantë në strategjinë tonë, përfshirjes së gjerë të publikut në procesin e informimit, nëpërmjet sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit, duke krijuar mundësi praktike për sigurimin e informacionit nga qytetarët”, – u shpreh fillimisht Veliu.

Duke vijuar më tej, Veliu shton: Në total për vitin 2018, Policia e Shtetit, në kontroll territori angazhoi 19.862 grupe kontrolli, ku janë kryer gjithsej 415.506 orë shërbimi.

Rezultatet e arritura gjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve 90.
• Evidentuam 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
• Janë implikuar 220 shtetas.
• Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas.
• Janë konstatuar janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike.

E krahasuar me një vit më parë rezulton se janë:
• 30 raste kultivimi më pak,
• 30.942 bimë narkotike më pak,
• 9.689 fidanë/kubikë më pak.

Rezultat të ndjeshëm na dha puna efikase për parandalimin, identifikimi, zbulimi dhe goditja e grupeve kriminale të trafikimit të kanabisit dhe aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pavarësisht nga sa shpreha më lart, do të ishte e pakuptimtë dhe puna e Policisë së Shtetit do të konsiderohej gjysmake nëse ajo nuk do t’i kushtonte të njëjtën vëmendje si goditjes së kultivimit të bimëve narkotike edhe fazave të tjera të veprimtarisë kriminale, goditjes së trafikimit të saj dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga kjo veprimtari.

Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 81%”.

Shembull i vendosmërisë së punës tonë, për plotësimin e detyrimeve të Planit Kombëtar të Veprimit në luftë ndaj kanabisit, pa shmangur asnjë aktor në këtë betejë, është procedimi penalisht i 43 zyrtarëve vendorë, administratorë të njësisë administrative, kryetarë fshati dhe inspektorë të shërbimit pyjor, roje ujësjellësi etj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mos kallëzim krimi”.

Për Policinë e Shtetit është një sfidë e madhe viti 2019, pasi kemi përpara disa sfida të cilat kërkojnë impenjim maksimal, devotshmëri dhe profesionalizëm, për të bërë të mundur një sezon turistik me parametra optimale në fushën e rendit e sigurisë dhe ndjekjen dhe menaxhimin e shërbimeve në funksion të stinës zgjedhore, etj”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.