POLITIKË

Basha tregon zgjidhen për ngërçin: Duhet qeveri tranzitore

10:45 - 14.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, kreu i PD-së, e ka nisur fjalën e tij duke shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në dje në Maqedoninë e Veriut.




Basha u shpreh se ishte pranë dhimbjeve të familjeve që humbën të dashurit të tyre.

“Ngushëllimet tona më të ndjera për familjarët, edhe ju zoti Xhaferri si përfaqësues më i lartë i shtetit, i pranishëm sot në këtë seancë. Momenti që po i afrohemi, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është i veçantë. Po ju kujtoj shokun dhe dhimbjen që përjetuar para 10 vitesh për shkak të rrethanave të njohura, ndaj është meritë e madhe e gjitha faktorit politikë të fqinjit tonë, e veçanërisht të faktorit shqiptar që nuk u lëkund. Ëndrrën tonë për liri dhe bashkim kombëtar ne e kemi formuar për mes vlera të euroaltantizmit.  Problemi shqiptar në Ballkan merr zgjidhje me Kosovën në NATO dhe BE, me Maqedoninë në NATO dhe BE. Progres domethënës ka pasur këto kohë në veçanti sa i takon gjuhës shqipe. Procesi i futjes në NATO erdhi pas një beteje të fortë, mes faktorëve që nuk e donin këtë progres dhe që ishin bërë pengues për hapat e mëtejshëm të gjithë i mbajnë mend skenat e shëmtuara ne parlamentin fqinj”, tha Basha.

Por kreu i opozitës nuk ka lënë me një anë dhe sulmet politike ndaj maxhorancës, teksa tha se Parlamenti ishte shndërruar në një mort të dytë për vendin.

“Ky është morti i dytë zoti Xhaferri, mori i rënies së shtetit të Shqipërisë. Një grup oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse në këtë ditë ne nuk mund të festojmë me ju, por frika e tyre është që këtë qershor Shqipëria nuk mund ta marrë dritën jeshile të hapjes së negociatave”, tha ai.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i opozitës, Luzim Basha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.Këta që kemi prapa nesh janë kapur në vjedhje në flagrancë, duke vjedhur qytetarët më të varfër të Evropës. Janë kapur duke vjedhur ekonominë taksat.

Kjo qeveri dhe ky kryehajdut janë sot lakuriq para syve tuaj dhe botës sepse janë kapur duke vjedhur. Tek Unaza e Re, që 18 mln euro që do t’i merrte një komani që nuk ekziston.

Janë kapur duke vjedhur me OSHEE që do t’i jepte 12 mln euro kësaj kompanie. U kapën duke vjedhur për Teatrin Kombëtar. Pastaj e keni parë vetë tek përgjimet e VOA, sesi me Gjushin i vodhi votat.

Këta hajdutë kanë blerë edhe këto karrige. Një në tre mandate përfaqëson votën e trafikantëve dhe jo socialistëve.

Ju ftoj të na tregoni kush është Pablo Eskobari, shqiptarët e dinë. Këto karrige nuk u përkasin këtyre por të dashur qytetarë. Por pushtetin e vërtetë e keni ju. Në Evropë, kur kapen duke vjedhur, ndëshkohet qeveria dhe nuk vuan populli. Gjysma e shqiptarëve nuk harxhojnë dot më shumë se 5 mijë lekë të vjetra në ditë, në nivel  familjeje dhe për individ.

Zgjidha këtë është qeveri tranzitore. Ne iu kemi bërë përpjekjet për ta zgjidhur çështjen nga brenda, në mënyrë ligjore, sepse besojmë që ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Ndaj Europa ua ka mbyllur këtyre derën, por ajo derë është shpëtimi jonë. Udhëtimi jonë drejt Evropës është i dhimbshëm, duke të jetë i shpejtë dhe i sigurtë, por vetëm ky udhëtim mund të na shpëtojë. Ndaj, vëllezër dhe motra, siç jemi mbledhur duhet të mblidhemi sërish dhe t’i japim dorën njëri tjetrit. Duhet të bëhemi gati që kjo ditë të mos vonohet më. Ne i kemi të gjitha mundësitë”, – u shpreh Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.