AKTUALITET

Dy makina përplasen “kokë më kokë”, një person mbetet i bllokuar

16:01 - 14.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Bushat, pikërisht në fshatin Beltojë. Nga sa mësohet, dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’.




Dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar në një nga mjetët. Nga sa mësohet, i aksendentuari ka mbetur Pjeter Roku, punonjes i spitalit të Shkodres. Ai po udhëtonte me veturë, kur edhe është përplasur me një makinë tip “Fuoristradë”. Gazeta Shqiptare mëson se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ende s’dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.