AKTUALITET

U gjet e masakruar në shkurre, dëshmitarët: E solli një makinë dhe…

10:06 - 14.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lirie Xhepa është 45-vjeçarja e gjetur sot e masakruar në orët e para të mëngjesit në kodrat e liqenit të Sharrës.




Gazeta Shqiptare mëson se në trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune në pjesën e kokës, si dhe nga këqyrja e trupit janë konstatuar edhe 3 plumba. Dyshohet se, ajo është goditur me sende të forta dhe më pas është vrarë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.

Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin e gruas pranë një ferre dhe më pas kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.

Banorët kanë dëshmuar se kanë parë një automjet ta transportojë në këtë zonë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Sipas tyre, gruaja është banore e zonës dhe është e martuar.

LEXO edhe: U gjet e pajetë, gruaja e goditur në kokë dhe e qëlluar me armë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.