AKTUALITET

Berisha: Rama të japë dorëheqjen, ndryshe do të shoh tmerr

14:06 - 16.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, duke folur për gazetaren Klodiana Lala, u shpreh se protestuesit kanë ardhur të paarmatosur duke ia vënë fajin policisë për acarimin e situatës.
“Ke parë ti Klodiana një protestues të vetëm me revole, dinamit dhe hunj. A ke pa unë skam pa, as edhe një. Është një narkopolici që po provokon protestuesit pasi e panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm të shpejtë të Edi Ramës. Besoj se cilido që ka abc-në më elementare të revoltës e ka të qartë se kjo revoltë është fundi politik i i Edi Ramës.




Ta ketë të qartë që diktatorët po nuk dëgjuan edhe zvarriten.  Alia tha se e lejoi pluralizmin për të mos pasur fatin e Causheskut. Rama bën mirë të dalë në darkë të informojë popullin se dha dorëheqjen. Unë nuk jam njeri i ultimatumeve, jap një sugjerim. Po të dojë të rrijë se do shoh tmerr. E patë fuqinë nukleare të kësaj revolte po të shpërthejë kjo fuqi edhe në Vlorë e kap Edi Ramën.

Unë kam bindjen e thellë, ky është vetëm një fillim i tmerrshëm për të. Kjo opozitë sot ka një mision historik të njëjtë me atë të Venezuelës, rikthimin e votës së lirë në vendin e vet. Për kaq qëndron”, – tha Berisha, i cili më tej shton: “Në qoftë se opozita do i sillte me hunj e dinamit ajo ndërtesë do ishte shembur nga themelet. opozita erdhi t’i japë mesazhin e madh. Uroj të lexohet sa nuk është vonë”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.