Kosova

Haradinaj i vendosur: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet

15:18 - 18.02.19 Gazeta Shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se sa të jetë ai kryeministër, nuk do të heqë dorë nga taksa doganore e vendosur ndaj produkteve serbe.



“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan.

Haradinaj këmbënguli se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për raportet e koalicionit qeverisës, duke thënë se të gjithë ka qenë të pajtimit që të vendoset taksa 100 përqind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Kërkoj përkrahjen edhe të partnerëve politikë, edhe pse mund të kemi mendime të ndryshme. Një gjë është e vërtetë, kur e kemi marrë vendimin për taksën, kemi qenë unanim, pra secili ka thënë po. Nuk është mirë askush të provojë të heqë taksën, pa thënë secili po”, ka thënë ai.

Kryeministri Haradinaj është duke e kundërshtuar kërkesën e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe.

Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi.

Në anën tjetër, partneri i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e tarifës për një periudhë 120 ditëshe.

Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dhe sa t‘jesh ti kryeministër do mjafton or Ramush trimi se, vetëm kështu mbrohet interesi kombëtar e shtetëror i Kosovës dhe se nisma juaj edhe me këtë stoicizëm të pashoq ka marë nam si në kohën kur krisi pushka në Drenicë, dhe tek atëherë u zgjua bota nga llatargjia e vehtes së tyre dhe mu (ajo bota e atyre viteve) i tha vehtes : duhet ndihmuar atë Kosovë… po tani ne kemi shtetin tonë dhe tani duhet ndihmuar veten me shtetëtarët tanë në krye, vetëm me Ramushin në krye: me stoicizmin e tijë dhe moton e art: një për të gjithë, të gjithë për të parin (e ekzekutivit) pra. Dhe mu tani ajo MPJ duhet të zgjohet nga gjumi dhe t‘i vizitoj mu ato vende që ka „luhatur“ Serbia (me dezinformata rreth njohjeve verbale e „notariale“) dhe t‘ia shpjegoj arësyet e njëmendta se ku qëndron e vërteta e gjithë asaj propagande të errët njëanëse se çka në të vërtetë kërkon Kosova e çfarë Serbia: njohje të ndërsjell dhe asgjë më tepër dhe tek më pastaj, vijojn marëveshtje e dakordime të çfarëdo natyre e fushe me interes të dyanshëm fqinjësor, ballkanik, europian(intenjim dhe hapërim në UE) dhe organizma tjerë ndërkombëtar pa penguar asnjëri shtet tjetrin për ardhmëri të përbashkët.
    Tjetëra rrugë qonë drejtë agonisë së mërzitshme dhe të pafund për të ty popujt dhe shtetet. Zatën, nuk ka shtet dhe popull të ket duruar më shumë se Kosova dhe shqipëtarët në këto kohra, që fryejnë stuhitë dhe fortunat vetëm kundër sajë, nga të katër anët e horizontit! Kërkohet nga gjitha anët të bëjmë lëshime kundrejtë vetvehtes dhe kësaj here kemi këtë kryeministër (fati) që t‘i thot mjaftë më magallonanisë serbe dhe çdo pikëpamjeje tjetër destruktive që bie ndesh me interesat kombëtare, territoriale e shtetërore të Kosovës. Miqtë e vertetë,tregohen në kohra të vështira, po edhe ne nuk kemi qenë bukëpërmbys kurrnjëherë (në histori ndaj tyre) përkundrazi. Miku i vërtetë tha të vërtetën e strumbullarit dhe kauzës esenciale: „… njihni njëri tjetrin reciprokisht si shtete dhe qeveri të ndërsjella“ . Kështu, hiq më shumë nuk kërkon as Kosova e as Ramushi, kryeministri i sajë… Pra qëndroni si: një për të gjithë, të gjithë për njërin (kryeministrin).

    Përgjigju ↓
  2. Dhe aktualja e sotit:
    Përgjigja më e mirë ndaj zëdhënësve për „heqjen e taksës“ dhe taksimit ndaj Serbisë dhe BeH do t‘ishte e prerë në konstatimin,se: poqëse do t‘ishte e arësyeshme heqja e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, atëherë „hiqni“ edhe taksën ndaj Serbisë?! Mendojm se, sjelljet e Rusisë (kundruall ngjarjeve dhe rrethanave regjionale e botërore) janë të ngjashme dhe po thuaj analoge me sjelljet dhe qëndrimet aktuale(zyrtare) të Serbisë jo vetëm ndaj Kosovës, porse edhe ndaj UE dhe vetë SHBA, në korelacion mes marëdhënieve dhe qëndrimeve UE/SHBA – Kosovë?! Kosova t‘vetmin kusht shtroj: taksën me njohje reciproke Kosovë/Serbi edhe atë të vetmin duan („me presion“) tua heqin! Kosova po del „më amerikane’ se vetë (politika) amerikane?!

    Përgjigju ↓