Kryesore

Zbardhet dëshmia e “Çipurit”, ja çfarë deklaroi nga spitali

16:57 - 19.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I mbijetuari i atentatit në Vlorë, Armando Sulejmani është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë dhënë ndaj tij. 43-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në dhomën e spitalit për shkak se i është gjetur një armë pistoletë, të cilët e mbante pa leje. Ai dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit. Grupi hetimor, nga marrja në pyetje e “Çipurit”, nuk ka arritur të sigurojë ndonjë informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor, nuk ka mundur të nxjerrë asgjë nga marrja në pyetje e Sulejmanit. “Çipuri” ka deklaruar se, nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej autorëve.




Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund të jenë autorët që i vranë shokun dhe kunatin. Atentati ndaj tij ndodhi mesditën e ditës së diel, teksa Sulejmani ishte duke udhëtuar me makinë me kunatin dhe shokun e tij. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e atentatit të ndodhur të dielën në mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë ka arritur të sekuestrojë të paktën 25 gëzhoja.Të gjitha i përkasin armës së llojit kallashnikov, ndërsa Sulejmani nuk ka arritur të kundërpërgjigjet me zjarr. 43-vjeçari ka marrë dy plagë nga plumbat. “Çipuri” ka arritur të shpëtojë për faktin se ka qenë i ulur në pjesën e pasme të automjetit tip “Pasat” në momentin që iu bë atentati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.