POLITIKË

Basha fton gratë në protestë: Çdo ditë duhet t’i ngjaj 8 Marsit

11:57 - 09.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një takim me qytetarët në Paskuqan, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka  ftuar që të bashkohen  në protestën e radhës të opozitës së bashkuar, e cila është vendosur të mbahet në 16 mars.




Duke u ndalur tek problemi i pronave, Basha tha se Partia Demokratike synon që të zgjidhë këtë problematikë duke planifikuar një fond të posaçëm për kompensimin e tokës sipas çmimit të tregut.

“Duhet të kemi një fond për dëmshpërblimin. E dyta është  që ta kompensojmë me çmimin e tregut.  Këto lekë në vend që t’i ndajmë për ish-pronarët, studentëve, këta i marrin dhe ua japin 5 oligarkëve”, tha Basha.

Një ditë pas festës së gruas, lideri demokrat kishte një apel edhe për gratë e Paskuqanit, të cilat i thirri në protestë për të dëshmuar se të drejtat e tyre duhet të vlerësohen.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që ti ngjajë çdo ditë nga 8 marsit. Kriteri kryesor, është kur në duhet ta kemi respektuar, nënën, motrën dhe gruan, kjo është Europë. Dinjiteti dhe mundësia ekonomike për gratë, kur të arrihet kjo, atëherë kjo është Europë. Prania e grave në protestë flet më shumë se çdo  gjë tjetër”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.