Kryesore

“Bashkia që duam”, Rama tregon forcën si në Vlorë: Nuk dorëzohem

12:06 - 09.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra protestues u mblodhën në vendin ky Kryeministri Edi Rama do të zhvillonte aktivitetin “Bashkia që duam” në Fier, madje duke u përplasur me policinë.




Por, edhe njëherë nëpërmjet njerëzve të mbledhur, Rama tregoi forcën njësoj si në takimin në Vlorë.

Ndërsa në pamjet e transmetuara nga ERTV dukeshin pjesëmarrësit e shumtë, edhe Rama u shpreh: “Faleminderit që keni ardhur këtu kaq të shumtë në numër”.

Ai u shpreh para mbështetësve se ka marrë shumë mesazhe nga njerëz që i kërkojnë të mos dorëzohet dhe tha se nuk ka kujt t’i dorëzohet, duke i quajtur protestuesit në Fier, “petritat e Saliut”.

“Atje ku ishim janë ata që duan të na kthejnë pas, ku jemi tani jemi për atë që kemi bërë, e ku do të shkojmë do shkojmë sërish bashkë. Këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 petritat e Saliut, që përfaqësojnë dëshpërimin e Saliut dhe çetës së tij plakë që tani kanë mbetur rrugëve. Siç la rrugët rrugëve, e mori dhe nxori PD-në rrugëve. Mos u shqetësoni, më çojnë mesazh: mos u dorëzoni… Kujt t’i dorëzohem, atyre atje tek kthesa? Në kthesë janë, në kthesë do mbeten, për sa kohë nuk do ndahen nga kush i ka marrë peng. Peng ata nuk i ka marrë as qeveria, as PS por koka që s’di ku i çon. Para dy vitesh i kisha aty nën dritaren time dhe thoshin s’dalim më nga çadra po nuk iku ky bashkë me qeverinë. Ne i morëm në qeveri, dolën nga çadra erdhën në qeveri. Morën ca deshën”, theksoi kryeministri.

Lexo edhe: Video/ Përplasje e tension në Fier. Policia shtyn protestuesit, gjakoset një efektiv


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.