POLITIKË

“Dosja 184”, Kryemadhi: Ministra dhe deputetë të përfshirë në…

12:25 - 09.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në qytetin e Gramshit, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj.




Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, tha Kryemadhi, duke u bërë thirrje strukturave të LSI-së që të ndezin motorët për të rrënuar qeverinë.

Gjithashtu, Kryemadhi dha detaje edhe në lidhje me “dosjen 184”, ku sipas saj në blerjen e votës janë të përfshirë ministra dhe deputetë.

“Dosja 184 ka ministra dhe deputetë të përfshirë në blerjen e votës madje dhe lejim të mbjelljes se hashashit në këmbim të votës. Kriminalizimi është në çdo qelizë. Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me sfidat”, deklaroi Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.